Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të dashura dhe më simpatike shqiptare. Kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, për shkak se ka qenë e zënë me anën profesionale, por edhe bëri disa ditë pushime. Mirëpo mbrëmjen e fundit ka publikuar një foto ku dukej shumë seksi e veshur me një fustan pink.
Siç duket edhe Luana e pranoi që fansat e kanë ndjerë mungesën e saj dhe shkroi: “Kush po më kërkon?”.
Komentet ishin nga më të ndryshmet, por nuk mund të mos komentonte motra e saj Marina e cila shkroi: “Unëëëë”. Ndoshta Marinën e ka marrë malli shumë për të motrën, por Luana i shkroi: “Rrush me ty isha deri tani”.
Kujtojmë që Luana ka qenë duke punuar për një projekt të ri muzikor dhe në studio është shoqëruar nga partneri i saj i përfolur Krenar Çocaj.