INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E zhdukur për 5 ditë. 1-vjeçarja gjendet e gjallë në pyll, mbijetoi pa ujë dhe ushqim [FOTO]

E zhdukur për 5 ditë. 1-vjeçarja gjendet e gjallë në pyll, mbijetoi pa ujë dhe ushqim [FOTO]

Publikuar më: 11:22 04-09-2018

Një fëmijë i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë pas 5 ditësh në një pyll në jug të Kinës.
Xiaojiao, 20 muajshe hyri në pyllin pas shtëpisë së saj në Guangxi të hënën e kaluar dhe babai Chen Qingran, e raportoi të zhdukur të nesërmen pasi nuk mundi ta gjejë atë.
Vajza e vogël u zbulua të premten nga një punonjës i centralit, i cili e pa atë të shtrirë në tokë në shkurre pranë një kanali.
Xiaojiao po luante me vëllain e saj 6-vjeçar dhe motrën 4-vjeçare pranë shtëpisë së tyre, por më vonë u zhduk. Policia filloi kërkimet ditë e natë për ta gjetur, madje edhe me qen. Kur fëmija u gjet ishte dehidratuar shumë dhe kishte shumë kafshime nga insekte, por mrekullisht ishte gjallë edhe pse kaluan 5 ditë pa ushqim e ujë.
Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët thanë se ishte mrekulli shpëtimi i saj.

vajza_pickime.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646