Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba edhe pse të ndarë, nuk e mohojnë se ndjenjat e tyre kanë qenë të vërteta dhe se të gjitha ato që kanë ndodhur mes tyre i ka lënduar shumë. Këtë e ka pranuar dhe vetë Ledjana, e cila përmes një thënie nga Albatros Rexhaj, pranon se ndihet e plagosur në shpirt nga njeriu që e ka ndjerë me afër vetes.
“Zhgënjehemi në ata që i duam, që u besojmë dhe ata që i kemi ndihmuar. Vetëm ai të cilin e ndjeje si njeri tëndin e ka fuqinë të të plagosë në shpirt”, thuhet në thënie.