Pas ndarjes nga Justin Bieber, Selena po fokusohet më shumë në jetën e saj artistike. Pas klipit ‘Fetish’ i cili u përfol aq shumë, këngëtarja këtë herë ka bashkëpunuar me Petra Kollins, me të cilën ka vendosur të sjellë një version tjetër të këngës. Ajo edhe ka zbuluar disa nga skenat e klipit të cilat duken si skena horror.
Është titulluar “Një histori dashurie” në të cilën këngëtarja 25 vjeçare shfaqet duke u larë në vaskë ndërsa në trup kishte një maskë që ngjante me fytyrë njeriu.
Ndryshe, këngëtarja këtë vit do të ketë një numër të madh të koncerteve anembanë botës.