Drini Zeqo është një ndër moderatorët më të njohur në botën e medias shqiptare. Shpesh herë Drini është vënë në qendër të thashethemeve për jetën e tij private, veçanërisht për ndonjë lidhje të mundshme me ndonjë vajzë, gjë të cilën e ka mohuar vazhdimisht.
E rrallë, por epike! Në transmetimet “LIVE” sigurisht që ndodhin edhe momente të sikletshme, të cilat nuk parashikohen në skenar. Një gjë e tillë i ka ndodhur para disa javësh edhe spikerit Drini Zeqo teksa ishte duke moderuar edicionin qendror të lajmeve në Tv Klan.
I ftuar sot në "Thumb", Drini rrëfeu për këtë moment duke u shprehur se ka qenë shumë i sikletshëm dhe se lajmet nuk i ndërpriste dot.
"U mërzita sepse nuk po e kaloja dot. Lemza filloi sapo filluan dhe lajmet, s'kisha çfarë t'i bëja. Lajmet s'kisha si t'i lija përgjysëm dhe i vazhdova me shpirt nëpër dhëmbë. Lemza vazhdoi gjatë gjithë natës. U vizitova dhe ishte një çështje ftohjeje, e ndikuar nga lodhja. Ishte momenti më i sikletshëm që kam përjetuar".
Drini tregoi se pasi kishte mbaruar lajmet kishte parë shumë telefonata e mesazhe e një ndër to ishte nga Alketa Vejsiu.
"Mbarova lajmet, pashë telefonin, më kishte marrë Alketa në telefon, më kishte shkruajtur: "Zemër si s'më ndodhi mua kjo gjë, sa doja të më kishte ndodhur mua. O Zot çfarë fati", më tha Alketa", tregoi Drini.