INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ecejaket” e Donald Lu-së

“Ecejaket” e Donald Lu-së

Publikuar më: 16:00 11-01-2016

Reforma në drejtësi ka angazhuar maksimalisht trojkën e ambasadorëve në vendin tonë. Më aktivi ka qënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, i cili nuk ka kursyer akuzat për inkriminimin e postëve publike, e nevojës urgjente të reformës në drejtësi. Dy ditë më parë Donald Lu së bashku me ambasadorën e BE, arritën të ulin në një tryezë mazhorancën dhe opozitën, konsensus i cili u prish vetëm një ditë më vonë. Por këtë të hënë, kur pritet të bëhet publik drafti final i reformës në drejtësi nga shumica, pasi opozita thotë se nuk po arrihet në një draft të përbashkët, Donald Lu nuk ka qëndruar pasiv. Ambasadori Amerikan ka mbërritur në zyrën e Presidentit të Republikës Bujar Nishani, në Presidencë. Takimi nisi në 10:00 dhe përfundoi në 11:09. Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se reforma në drejtësi ka qënë në qëndër të bisedimeve mes dy zyrtarëve të lartë. 

Article Logic
Execution time: 0.0022931098937988