INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ed Sheeran heq dorë nga muzika dhe nga rrjetet sociale, tani ka vetëm një Nokia 3210

Ed Sheeran heq dorë nga muzika dhe nga rrjetet sociale, tani ka vetëm një Nokia 3210

Publikuar më: 23:38 23-01-2018

Britaniku i famshëm, Ed Sheeran tashmë me këngët e tij është në majë të klasifikimeve botërore. Por mesa duket këngëtari nuk është I lumtur dhe tregon se pse i është kthyer dashurisë së vjetër, Nokia 3210.

“Kam kuptuar se ndonjëherë është më mirë të mos i dish gjërat! Jam më mirë nëse nuk kam, në çdo moment, diçka përpara syve që më irriton. Kam hequr dorë nga smartphone dhe jam i lumtur. Kam ende një Nokia 3210, nga ata të vjetrit, pa ekran të madh, të cilin e kam rivënë në punë. Askush nuk e di numrin tim, e përdor vetëm në raste emergjente, nëse duhet të telefonoj dikë. Për shembull, nëse kam ngelur keq në trafik apo më ka ndodhur diçka. Vërtet, nuk kam qenë asnjëherë kaq mirë. Më bënë mirë të qëndroj larg gjithçkaje që shoh në rrjetet sociale!”

Ed gjithashtu ka mbyllur llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe Twitter-in e urren.

“Nuk më mungon aspak. Shihje vetëm kritika dhe ankesa. Twiter është një bajgë! Jam ende në Instagram ku ka më pak urrejtje. Nëse poston një foto të gjithë të thonë se je shumë mirë, është më pozitiv”- ka vijuar këngëtari britanik.

Në një intervistë për Daily Mail, Ed ka treguar se shumë shpejt do të heqë dorë nga muzika.  “Ambicia ime në muzikë do të shkojë menjëherë në 0 sapo të bëhem baba”, – shprehet Sheeran.

“Nuk më intereson më asgjë përsa kohë kam një fëmijë apo një familje” “Unë dua që mbi të gjitha të jem një baba i mirë, pastaj një muzikant, por sapo të kem një bebush do distancohem nga muzika”, – përfundon Ed.

Article Logic
Execution time: 0.0053348541259766