Adele ka rimarrë fronin si këngëtarja më e paguar e vitit duke mundur Ed Sheeran i cili humbi një pozicion duke u renditur i dyti. 30-vjeçarja ka mundur shifrën më të lartë të të ardhurave të “One Direction” në vitin 2016 duke kapur shifrën 147.5 milionë paund në 2018-ën. Edhe pse ka mbajtur një profil të ulët duke mos u shfaqur shumë në media, ylli i hitit “Hello” është një magnet parash.
Në fund të vitit të kaluar ajo fitoi 9 milionë paund nga shitjet e albumit të saj ndërsa shumën marramendëse të lartpërmendur ajo e arriti vetëm pak javë më parë pasi përfundoi turneun e saj muzikor. Sipas kësaj liste të publikuar nga revista “Heat”, Ed Sheeran mban vendin e dytë me 94 milionë paund ndërsa në atë të tretin renditet aktori Daniel Radcliffe me 87 milionë paund.