INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ed Sheeran nuk e shkroi “Love Yourself” për Justin Bieber [FOTO]

Ed Sheeran nuk e shkroi “Love Yourself” për Justin Bieber [FOTO]

Publikuar më: 16:19 15-01-2017

“Love Yourself” është një nga megahitet e albumit “Purpose” të Justin Bieber, por Ed Sheeran i cili bashkëpunoi me kënngëtarin kanadez për këtë këngë, e shpërdoroi mundësinë për të korrur sukses me të.

Në një intervistë për radion 997.1 AMP, Sheeran zbuloi se ai e shkroi “Love Yourself” për veten e tij. Më specifikisht për albumin e tij që pritet të publikojë, në të cilin përfshihen edhe singëllat “Shape of You” dhe “Castle on the Hill”.

“Kjo ishte një këngë që e kisha shkruar për albumin Divide. Thjesht nuk duhet ta kisha shkruar atë”, rrëfeu Sheeran për moderatorin Carson Daly, duke zbuluar se hoqi dorë nga kënga, dhe ajo përfundoi në duart e Justin Bieber. “Justin e mori atë dhe bëri ndryshimet e tij në të, e publikoi si singëll, dhe e bëri atë çka është sot. Nuk do të thoja se është e gjitha ekskluzivitet i imi”. 

Pjesa tjetër është histori: “Love Yourself” u bë një hit në mbarë botë, duke rezultuar si kënga më e mirë në 2016-ën, gjithashtu ka dalë edhe kënga më e luajtur në IN Tv dhe IN Radio 105.7 per vitin 2016.

Muajin tjetër do të jetë përballë “Formation” të Beyonce, “I Took a Pill in Ibiza” të Mike Posner dhe “7 years” të Lukas Graham’s, për çmimin “Kënga e Vitit”. Dhe e gjitha kjo ka shërbyer si një mësim për Ed Sheeran i cili është shprehur se kjo do të thotë që nuk duhet ta hedhësh tutje të mirën.

Article Logic
Execution time: 0.0025928020477295