INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ed Sheeran zhgënjen fansat... Me këngë të vjedhur [FOTO/ VIDEO]

Ed Sheeran zhgënjen fansat... Me këngë të vjedhur [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 10:15 09-06-2016

Një tjetër rast plagjature në muzikë dhe kësaj rradhe bëhet fjalë për Ed Sheeran.

Sipas një dysheje kantautorësh hiti "Photograph" i artistit kokëkuq është i kopjuar.

Tashmë ndaj Ed 25 vjeç është ngritur një padi gjyqësore në të cilën Martin Harrington dhe Thomas Leonard pretendojnë 20 milionë dollarë shpërblim për dëmin e shkaktuar. Dyshja në fjalë madje ka prova se "Photograph" përmban 39 nota muzikore identike me ato në këngën e tyre të vitit 2012-të "Amazing".

Një tjetër fakt interesant është se Martin dhe Thomas kanë zgjedhur të mbrohen nga të njëjtët avokatë që fituan 7.4 milionë dollarë nga çështja e famshme kundër Robin Thicke dhe Pharrell Williams!

Article Logic
Execution time: 0.0042400360107422