Aktorët Hande Erçel dhe Kerem Bursin prej disa kohësh kanë qenë në vëmendje të mediave turke pas aludimeve se mes tyre ka nisur një histori dashurie dhe më në fund ata e pranuan.
Ata publikuan foto romantike nga pushimet e tyre në Maldive, shoqëruar me dedikime romantike.
Kerem Bursin, aktori i dashur i serialeve turke festoi 34-vjetorin e lindjes. Aktori ka marrë qindra mesazhe urimi nga miq dhe kolegë të tij, por më specialin prej tyre e ka marrë nga partnerja e tij, Hande Erçel.
Aktorja e serialit “Sen Çal Kapimi” ka postuar në Instagram një foto me Kerem, ku të dy shihen shumë pranë njëri-tjetrit. Me pak fjalë ajo ka treguar gjithçka për lidhjen e saj me Keremin.
“Qëndro pranë njerëzve që janë si rreze drite. Gëzuar ditëlindjen pjesa më e këndshme e jetës sime, kaq me fat që të kam”, ka shkruar Hande shoqëruar me figurën e një zemre të bardhë.
Edhe Keremi ja ka kthyer me një koment, që ka marrë mijëra pëlqime nga fansat e dyshes.
“Rrezja ime e dritës”, i ka komentuar aktori partneres.