INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eda Zari dhe Elida Duni bëhen bashkë në nismat kundër importit të mbetjeve dhe shkatërrimit të Valbonës [FOTO]

Eda Zari dhe Elida Duni bëhen bashkë në nismat kundër importit të mbetjeve dhe shkatërrimit të Valbonës [FOTO]

Publikuar më: 12:08 03-10-2016

Importi i mbetjeve dhe ndërtimi i Hec-eve në Valbonë janë dy nisma që kanë bërë bashkë dy këngëtaret e muzikës Jazz. Eda Zari dhe Elida Duni kundërshtojnë bindshëm që këto dy veprime të ekzekutohen dhe në shërbim të kësaj nisme kanë organizuar  një maratonë artistike. Të dyja do të  këndojnë kundër  këtyre vendimeve të cilat sipas tyre janë të padrejta.

“Në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës. Në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave; Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS!”, shkruan Eda Zari nw profilin e saj. 

Madje iu bëjnë thirrje të gjithë artistëve shqiptarë dhe të huaj që dashurojnë Shqipërinë, natyrën e saj të mrekullueshme, e cila sot vuan nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria, të bëhen bashkë në këtë nismë për një Shqipëri pa plehra, pa ndotje por me ajër të pastër. 

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762