INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Arsenal ne gjurmet e Mourinho. Shihet si pasuesi i Wenger

Edhe Arsenal ne gjurmet e Mourinho. Shihet si pasuesi i Wenger

Publikuar më: 15:54 21-03-2016

Prej disa ditësh përflitet për një para kontratë mes trajnerit portugez Jose Mourinho dhe skuadrës së Manchester United, por nga Londra vijnë zëra se edhe Arsenali kërkon ish-­trajnerin e Chelsea.

Duket se aventura e Arsene Wenger te skuadra e “topçinjve” është drejt fundit, ndaj dhe drejtuesit e Arsenal po kërkojnë një trajner të ri. Dhe në krye të listës është Jose Mourinho, që dëshiron të qëndrojë në Premier League.

Mediat londoneze flasin për një përpjekje të dëshpëruar të Arsenal për të marrë trajnerin portugez, që duket se preferon më shumë United.

Ndaj vështirë se mund të arrihet kjo marrëveshje në fund të këtij sezoni. Ndërkohë që, marrëdhënia e Wenger me Mourinho është jo e mirë, pas polemikave të kohëve të fundit, aq sa u kapën me duar me njëri­tjetrin teksa ishin anë fushës.

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166