Edhe transporti i bagëtive po bëhet kontrabandë. Mësohet se një 26-vjeçar nga Bilishti ka rënë në prangat e policisë e Devollit, pasi akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit nga Greqia. Por jo vetëm kaq, i riu nga Bilishti akuzohet edhe për kontrabandën e bagëtive të imta.
Njoftimi i Policisë:
Në pranga u vu shtetasi Bekim Hoxhalli, pasi “në fshatin Vidohovë-Devoll, ky shtetas u kap në flagrancë me 37 krerë bagëti të imëta, të dyshuara si kontrabandë, të cilat i kishte kaluar në mënyrë të paligjshme duke përdorur kufirin e gjelbër, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar nga nenet 174 e 297 të Kodit Penal.