INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Bashës si Berishë i vjen një letër nga qytetari me halle

Edhe Bashës si Berishë i vjen një letër nga qytetari me halle

Publikuar më: 14:30 05-08-2016

Kreut të PD-së, Lulzim Bashës i ka shkruar një ankesë një prind, që i qan hallin për shkollimin e fëmijëve.
“Një hall familjar dhe kombëtar që i nxjerr bojën të gjitha llogjëve alla Rama”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në Facebook, pasi lexoi letrën, që i ka ardhur nga shkodrani, i cili edhe pse i ka dy fëmijët të shkëlqyer me rezultate, nuk mund ti dërgojë në universitet për shkak të tarifave të lart.
Basha jep një përgjigje për këtë: “Partia Demokratike do të financojë arsimin e lartë për të gjithë fëmijët e shqiptarëve dhe me lehtësira të posaçme për kategoritë në shtrëngesë ekonomike. Projekt Ligji i ri i Arsimit të Larte është në përfundim dhe do të jetë ndër të parët që do të miratohen nga mazhoranca e re. ‪Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, shkruan Basha në Facebook.

Ja letra e prindit në hall:

Jam një qytetar i shqetësuar që ju shkruaj për një problem, i cili duhet të merret parasysh, pasi është një problem i mprehtë i shumë familjeve shqiptare. Në këtë vit shkollor akademik, të dy fëmijët e mi bëhen studente dhe në bazë të notave të marra njëri nga ata e ka mesataren 9.92, kurse tjetri një mesatare mbi 9 dhe shpresoj që në bazë të kësaj mesatareje duhet tu dalin degë të mira në fakultet. Por shqetesimi im qëndron diku tjetër. Ne bazë të ligjit për arsimin e lartë të dy fëmijët e mi duhet të paguajnë një tarifë shkollimi që shkon afërsisht nga 500 qind  - 1 milion lekë të vjetra. Por unë jam një familje me ndihme ekonomike, i papunë, e cila përkohesisht gjendet në një pozicion të vështirë ekonomik dhe e kam pothuajse të pamundur, që fëmijët e mi të paguajnë qoftë edhe tarifën e shkollimit e cila i kalon mundësitë e mia ekonomike. Ju lutem a mund të planifikoni ose të sugjeroni ndonjë ligj apo VKM, i cili të na lehtësojë sadopak këtë barrë të pamundur ekonomike? Gjithsej nga ndihma ekonomike mujore, unë si qytetar i këtij vendi, marr 45mijë lekë të vjetra, shumë e cila po të mblidhet dhe për gjithë vitin nuk e superon, bile nuk e arrin as shumën e rregjistrimit të njërit prej fëmijëve. Ju lutem vereni dorën në zemër. Edhe ne jemi qytetarë të këtij vendi dhe shpresojmë që me politikat e qeverisë suaj për punësimin, kjo gjendje e vështirë të marrë fund sa më shpejt, por gjer atëherë kërkojmë dhe shpresojmë ndihmën e qeverisë suaj dhe tonës njëkohësisht.
Me respekt një qytetar nga Shkodra, prind i dy fëmijëve, që presin të shkojnë në universitet.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326