Batutat e moderatorit Ledion Liço natën e mbrëmshme kanë ofenduar jo vetëm Noizyn , por edhe një tjetër këngëtare e cila ishte e pranishme në sallë.
Beatrix Ramosaj në pamundësi për t’ia kthyer pëgjigjen Ledionit në spektakël pasi iu fik mikrofoni në momentin që donte të fliste, përdori Isntagramin e saj për t’i dhënë një mësim Liços. Ky i fundit e teproi teksa tha për këngëtaren se “ajo nuk ishte më e virgjër” dhe kjo është një batutë që përsëritet për të dytin vit radhazi prej tij. “Batuta e Ledionit cinike dhe cheap, per disa shikues me shume ofendon për të 2 vit rradhazi dinjitetin tim si femër , po ju them stop. Duke qenë se pretendohet të jetë një show me përmasa botërore, nuk i fiket mikrofoni një artisti kur ka për të thënë diçka. Liria e fjalës apo jo?! Falenderoj Alban Ramosaj për emocionet që më dha mua personalisht dhe që ngriti një sallë në këmbë me performancën e tij live” - shkruan këngëtarja e cila në këtë mënyrë bëhet pjesë e listës së këngëtarëve që dolë të pakënaqur nga ky event.