Nuk të rastis shpesh të kesh fansa emra të njohur të muzikës…
Mbreteresha e popit ka bërë që të gjithë sytë të kthehen tek ajo teksa u shfaq në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së cmimeve Grammy me një fustan te zi të gjatë dhe të hapur deri në fund të këmbës. Ndërsa modelja e cila lakohet pothuajse çdo ditë në mediat rozë për format trupore e pozat provokuese, Oriola Marashi, ka muaj që është bërë zyrtarisht pjesë e labelit “OTR”, por akoma nuk ka debutuar me projektin e saj muzikor.
Nëse ju kujtohet disa vite më parë, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z zhvilluan turin e tyre muzikor “On the Run”. Pikërisht një foto të Beyonce me shkrimin “I LOVE OTR (E dua OTR)” që sigurisht e ka pasur për turin e saj muzikor, e ka postuar Oriola Marashi. Sa bukur do ishte po të ishte me të vërtetë fanse…