INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe bukës i rritet çmimi! Mësoni të vërtetën

Edhe bukës i rritet çmimi! Mësoni të vërtetën

Publikuar më: 15:27 30-04-2018

Çmimi i bukës prek drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë. Ndërkohë rritja e çmimit të bukës është paralajmëruar sërish nga përfaqësues të biznesit. Kësaj here rritja e çmimit të bukës po justifikohet nga prodhuesit e bukës me pretendimin se energjia elektrike për ta është e shtrenjtë. Por OSHEE i ka dhënë këtë të hënë përgjigje prodhuesve të bukës, sa i përket çmimit të energjisë që do të reflektohet direkt edhe tek çmimi i bukës.
Elton Sevrani, divizioni tregtar OSHEE
“Furrat e bukës, që përveç bukës masive, e cila duhet subvencionuar dhe me të drejtë ka edhe këtë çmim. Kemi një gamë të gjëra prodhimesh nga më të ndryshmet, pastiçeri, byrek, tregtim të produkteve të bulmetit, që ja ndryshojnë komplet natyrën këtij biznesi dhe nuk na lejojnë ne të aplikojmë këtë çmim të diferencuar”.
Furrat e bukës kanë një çmim energjie gati dy herë më të ulët nga bizneset e tjera, respektivisht 7.6 lekë për kilovat. Por furrat që tregtojnë dhe produkte të tjera, sipas OSHEE nuk mund të përfitojnë çmim të reduktuar, pasi përveçse në kundërshtim me vendimin e entit rregullator, kjo cenon konkurrencën në treg duke dëmtuar bizneset e tjera.
Elton Sevrani, divizioni tregtar OSHEE
“Nëse një subjekt tregton qumësht, kos e të tjera dhe përballë tij ndodhet një objekt që kryen tregtinë në treg të lirë, por ama nuk prodhon bukë, të dy duhet të paguajnë energjinë sipas nivelit të tensionit që është përcaktuar nga ERE”, thotë Sevrani.
Një ditë më parë shoqata e prodhuesve të bukës paralajmëroi rritjen e çmimit të bukës për shkak të çmimit të energjisë. Por OSHEE thotë se ajo do të zbatojë me rigorozitet vendimin e entit rregullator duke i këshilluar furrat që kanë dhe aktivitete të tjera, ti ndajnë ato nga ai i prodhimit të bukës.

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672