INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Çiljeta ka një urim special për Flori Mumajesin [FOTO]

Edhe Çiljeta ka një urim special për Flori Mumajesin [FOTO]

Publikuar më: 18:09 23-08-2016

Flori Mumajesi, feston sot 34 vjetorin e lindjes, dhe urimeve të shumta të fansave dhe kolegëve të tij, i është bashkuar edhe Çiljeta. Shumë hite të Çilit, janë të krijuara nga duart e arta të Florit, ashtu siç vetë këngëtarja e thotë në urimin e saj special për kantautorin e njohur.

Çiljeta zgjodhi ta urojë me një fotografi dhe një tekst të gjatë, të shpërndarë në profilin e saj në Instagram. Urim në të cilin, tregon fillimet e karrierës dhe miqësisë së tyre njëkohësisht. Ajo zbulon gjithashtu se shoqëria e afërt, atë e thërrisnin “Piçu”.

Këtë djalin këtu, që sot është bërë kaq i madh, e njoh që kur punonim tek "Radio Stinët"... Ti bëje DJ Florin, ndërsa unë prezantoja këngët e vitit, diku 17 vjet më parë... S'besoj se e ke harruar Arqilenë, pronarin??Kujtoj që të kam bërë edhe një kavie ? dhuratë në ato vite, që nuk jetoi shumë gjat fatkeqsisht ? Si tani i mbaj mend kohët kur vije më ndihmoje në provat e "RinFest", konkursit që bëhej mes gjimnazeve. Ka dhe sa e sa kujtime të tjera ndër vite, kujtime të një shoqërie të pastër, ku parësore ishte dashuria për mik/un/eshën dhe muzikën, në ndryshim nga tani, ku për shkak të interesave është e vështirë të ekzistojnë shoqëritë mes artistëve. Nuk i harroj orët e gjata në "Radio Energy", ku gjithmonë vija me çokollata në studio me vete, por edhe me ide të qarta... Kisha menduar klipin, fabulën, veshjet, madje edhe sandalet i kisha zgjedhur, vetëm kënga na mungonte??. Kam shumë kujtime të bukura me ty "Piçu"... Shumë pak e dinë që një pjesë e jona dikur të thërriste "piçuu". Herën e fundit kur isha në studio tek ty, para një muaji, teksa po kopjonim të gjitha këngët e mia ndër vite, të realizuara nga duart e tua të arta më the: "Tani që po i dëgjoj sa këngë kam bërë për ty, po kuptoj që kam punuar me shumë dashuri"... Dhe unë sot, në ditën tënde të lindjes, doja të të falenderoja nga zemra për çdo këngë që ke punuar për mua. Dashuria dhe pasioni për këngën mos t'u shteroftë kurrë! Vitet do të shkojnë, por ti do të mbetesh gjithmonë shoku im i pakohë, sepse shoqëria e vertet nuk njeh afat ... Edhe 100 vjeç Piçu @iamflorimumajesi ?????☝?️

A photo posted by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Article Logic
Execution time: 0.0043179988861084