INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe drejtorët e bankave mund të korruptohen… Mashtruesit e kredive u “hedhin rrjetat”!

Edhe drejtorët e bankave mund të korruptohen… Mashtruesit e kredive u “hedhin rrjetat”!

Publikuar më: 11:18 16-02-2016

Korrupsion në sistemin bankar të përfshirë mashtrues e drejtorë bashkë! Tre mashtruesit me kreditë P. Aliaj, E. Imeraliaj dhe E. Nuzi, që kanë marrë 6 kredi njëra pas tjetrës, pa paguar asnjë këst në bankë janë marrë në pyetje nga prokuroria në lidhje me këtë ngjarje absurde.Të arrestuarit, për mashtrimin me kreditë në Tiranë, treguan në prokurori se paguanin ryshfet për drejtorët e bankave dhe kështu atyre u mundësoheshin kreditë e rradhës pa paguar më parë të tjerat.
Ata thanë se 30% e shumës që lëvroni në formën e kredisë, ua jepnin drejtorëve. Kjo arsye shpjegon qartë se përse drejtorët e bankave të nivelit të dytë pranuan dokumentet false në 6 raste të ndryshme.
Sipas Panoramës denoncimi në polici u krye nga vetë personeli i bankave dhe shkak për hapjen e këtij proçesi u bë mospagesa e asnjë kësti për kreditë dhe pasi u hapën dosjet u vërejt se dokumentat rezultonin të falsifikuara. Kreditë mësohet se janë marrë në pesë banka të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717