INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe dy ditë do të shihni jo vetëm eklipsin, por edhe Perëndinë e Luftës

Edhe dy ditë do të shihni jo vetëm eklipsin, por edhe Perëndinë e Luftës

Publikuar më: 16:44 25-07-2018

Do të na duhet të presim vetëm dy ditë për të qënë dëshmitarë të eklipsit hënor më të gjatë të shekullit.

Në 27 korrik të gjithë do të jemi me sytë nga qielli për të parë sesi planeti ynë Toka do të jetë mes Diellit dhe satelitit duke projektuar një hije mbi të.

Por jo vetëm kaq edhe planeti Mars i njohur si Perëndia e Luftës pikërisht mbrëmjen e 27 korrikut do të jetë më i shndritshëm se kurrë pasi do të gejdnet në pozicion të kundërt me Diellin, një fenomen i njohur si ‘kundërshtia’.

Hera e fundit që Planeti i Kuq u shfaq më i shndritshëm ishte viti 2003, kur distanca mes Marsit dhe Tokës ishte më pak se 56 milion kilometra.

Ndërsa Hëna do të duket e përgjakur për plot 103 minuta.

Eklipsi më i gjatë i shekullit mund të konsiderohet edhe si eklipsi familjar pasi mund të shihet në orarin e mbrëmjes.

Faza e parë do të nis rreth orës 21, ndërsa maksimumi i këtij eklipsi do të ndodh në orën 22 e 22 minuta.

Fenomeni do të shoqërohet edhe me një minihënë sepse sateliti do të ndodhet rreth 406000 km larg Planetit tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055