INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Erion Brace përfshihet në konfliktin PS-LSI: Ka mashtrues plot vërdallë

Edhe Erion Brace përfshihet në konfliktin PS-LSI: Ka mashtrues plot vërdallë

Publikuar më: 20:35 28-01-2017

Konflikti i krijuar brenda koalicionit qeverisës ka përfshirë edhe deputetin e PS-së Erion Brace. Këtij të fundit ia tërhoqi vëmëndjen lajmi i publikuar sipas të cilit Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga LSI, kishte shpërndarë 60 lopët e para tek ata fermerë të cilët u prekën nga sëmundja LSD ndaj edhe reagoi. Brace risjell edhe njëherë në vëmëndje një tjetër investim të rëndësishëm në bujqësi si ai i ndërtimit të kanaleve kulluese në Myzeqe. “Njerëz, nuk kemi bërë gjithcka, vijojmë të punojmë por nuk ju kemi gënjer. Ka mashtrues plot vërdallë. Por gënjeshtra nuk riciklohet. As hajdutët e vjetër fare dhe as ata të rinj që ju shfaqen vec për zgjedhje për t’u fryrë. Puna bën diferencën”, shkruan Brace nëpërmjet këtij mesazhi drejtuar LSI-së.  

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215