Ish-konkurrentët e sezoneve të kaluar të programit “PërPuthen” nuk kanë të ndalur me ndodhitë e njëpasnjëshme. Bëhet fjalë për Fation Kuqarin, i cili është ndër ish-konkurrentët më të ndjekur dhe komentuar të “PërPuthen” dhe në të njëjtën kohë vijon të jetë shumë aktiv në rrjete sociale.
Në një postim të bërë orët e fundit, Fationi shihet pranë këngëtarit Gena, me të cilin duket se po kalojnë kohë të mirë sëbashku. Nisur nga kjo miqësi e krijuar dyshja në fjalë ndajnë një lajm me fansat e tyre dhe Fajtoni është shprehur se duhet të presim edhe pak për të dëgjuar bombën që do nxjerrë Gena.
Pas fjalës së Fatjonit, edhe Gena tregoi që ish-konkurrenti ka plane të mëdhaja.
Mos vallë Fatjoni do bëhet pjesë e muzikës? S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim.