INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Fatmir Mediu i pakënaqur me Bashën: Kandidatët nuk caktohen ditën e fundit

Edhe Fatmir Mediu i pakënaqur me Bashën: Kandidatët nuk caktohen ditën e fundit

Publikuar më: 17:13 29-06-2017

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur sot për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PD doli më e humbur se kurrë më parë në historinë e saj. Në rubrikën “Opinion” në “Neës24”, aleati i Bashës tha se në këtë proces ka qenë shqetësuese situatë me krimin dhe drogën, ç’ka sipas tij solli blerjen e votës. Sipas Mediut, edhe në raportin e OBSE/ODIHR është pasqyruar shqetësimi për blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Një tjetër faktor që sipas kreut të PR ka ndikuar në humbjen e opozitës në këto zgjedhje, është pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votime.

Mediu, i cili garoi në këto zgjedhje nën siglën e PD, tha gjithashtu se një opozitë nuk përgatitet ditët e fundit se kush janë kandidatët e saj.

“Një opozitë nuk përgatitet në ditët e fundit se kush janë kandidatët e saj. Ne nuk u morëm me strukturën e opzoitës, me kandidatët. Fushata duhet të kishte më shumë adrenalinë”, tha Mediu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021240711212158