INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe fëmijët plastikë? Shikoni si ka lindur kjo foshnje

Edhe fëmijët plastikë? Shikoni si ka lindur kjo foshnje

Publikuar më: 13:14 29-05-2018
Çfarë po ndodh kështu? Tani edhe fëmijët po lindin me lëkurë si plasmasi. Një çift indian ka shkuar në tre spitale në gjashtë orë kur djali i tyre erdhi në jetë me një gjendje të rrallë që e bën lëkurën e tij të duket si platikë.
Foshnja e porsalindur vuan nga ichthyosis Lamellar, që do të thotë se ka lëkurë të tendosur, të lëmuar dhe plastike.
Prindërit e tij Anita Devi dhe Alakhram Yadav, nga një fshat i quajtur Binhoni Kalan në Balrampur, e dërguan fëmijën e tyre tek një mjek vetëm pak orë pasi e dërguan në shtëpi, kur kuptuan se lëkura e tij dukej anormale dhe ai mezi merrte frymë. Ata e dërguan foshnjen në një spital privat në Lucknow.
 
Një ekspert tha se gjendja e lëkurës është 'jashtëzakonisht e rrallë' dhe foshnja po mbahet në jetë me aparatura.
23-vjeçarja solli në jetë fëmijën e saj të parë 5 ditë më parë në shtëpi, por shumë shpejt çifti i ri kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte.
Në spital djali u diagnostikua me gjendjen e rrallë që prek një në 600,000 njerëz.
Foshnjat e lindura me gjendje e përhershme mund të kenë një membranë të ngushtë plastike që duket në lëkurën e tyre, e cila pastaj më vonë hiqet.
Gjendja e rrallë nuk është ngjitëse por nuk ka shërim. Komplikimet përfshijnë rënien e flokëve, vështirësi në mbledhjen e gishtave, probleme me sytë dhe lëkurën.
 
 
 foshnja_me_lekure_plastike.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105