INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe ilaçet të rrezikshme. Medikamenti për urthin, shkakton vdekje të parakohshme

Edhe ilaçet të rrezikshme. Medikamenti për urthin, shkakton vdekje të parakohshme

Publikuar më: 14:19 06-07-2017

Përdorimi i një ilaçi që merret nga miliona njerëz për të trajtuar urthin dhe zvogëlimin e acidit të stomakut shkakton një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme. Ky është rezultati i një studimi të madh të kryer nga ekspertët e mjekësisë së Shteteve të Bashkuara të cilët ndoqën rreth 350,000 të moshuar në gjithë vendin.  Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në St Louis gjetën se rreziku i vdekjes u rrit me përdorim në kohë më të gjatë të medikamentit (frenuesit të pompës proton) (PPIs). U vu re se në mesin e përdoruesve të  këtij ilaçi rreziku i vdekjes  rezultoi të ishte gati 50 për qind më e lartë se te grupi tjetër i mbikëqyrur që u trajtua me një medikament tjetër . Gjetjet tregojnë një listë në rritje të problemeve serioze shëndetësore që lidhen direkt  me përdorimin e PPI-ve, disa prej të cilave përfshijnë dëmtimin e veshkave, infeksionin e Clostridium difficile, frakturat e kockave tek njerëzit me osteoporozë dhe probleme të mendjes. Rezultatet e sondazhit kombëtar tregojnë se përqindja e të rriturve amerikanë që përdorin PPI me recetë gati po dyfishohen gjatë një dekade.  Në vitin 2012,  3.9 për qind e amerikanëve  merrnin medikamentin ndërkohë që  në këtë periudhë shifra ka shkuar në 7.8 për qind.

Article Logic
Execution time: 0.0023291110992432