INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Justin Bieber “infektohet” nga Pokemon Go [VIDEO]

Edhe Justin Bieber “infektohet” nga Pokemon Go [VIDEO]

Publikuar më: 18:54 18-07-2016

Edhe pse në një moshë të vogël, Justin Bieber është një nga artistët më të suksesshëm në botë. Por këngëtari 22 vjeçar mesa duket në botën e Pokemon Go, është askushi. Tani ai është infektuar nga kjo lojë, duke iu bashkuar turmës së lojtarëve jashtë Apple Store mbrëmjen e së dielës në New York në kërkim të një  Pokemon-i. Justin mund të kishte zgjedhur për të pushuar para koncertit në Madison Square Garden por ai vraponte nëpër rrugë për të gjetur një “Garyados” që ishte shfaqur në këtë zonë. Edhe pse disa përdorues kanë fotografuar dhe i kanë bërë video Bieberit, duket se shumica e atyre as nuk u interesonte se ai ishte aty, sepse ishin kryesisht të përqendruar në kapjen e Garyados-it.

Article Logic
Execution time: 0.0019979476928711