Rrugëtimi I dukeshës së Susexx, Meghan Markle deri në Familjen Mbretërore është shoqëruar jo vetëm me momente pozitive. Ka nga ata që e pëlqejnë, por ka edhe nga ata që nuk e pranojnë dot si pjesë të familjes mbretërore.
Një mik shumë i afërt i Princit Charles, Nicky Haslam në një intervistë për ‘Daily Mail’ është shprehur kundër Meghan Markle dhe familjes së saj.
“Ata janë persona shumë të zakonshëm. Do të ishte shumë e shëmtuar nëse babai i saj do të merrte pjesë në dasmën mbretërore”, ka thënë Nicky, veçanërisht për babain e Meghan.
Madje ai nuk ngurron të komentojë edhe fustanin e nsues:
“Nuk më pëlqeu shumë fustani i saj, dukej si kur nuk shkonte shumë me gjërat e tjera. Duhej që të bëhej nga një material më i hollë, sepse ashtu dukej sikur ishte bërë prej betoni”