INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe kreu i Prokurorisë së Tiranës bie ‘viktimë’ e Vettingut. KPK e shkarkon nga detyra

Edhe kreu i Prokurorisë së Tiranës bie ‘viktimë’ e Vettingut. KPK e shkarkon nga detyra

Publikuar më: 14:40 31-07-2018

Kreu i Komanduar i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka është shkarkuar nga detyra. Vendimi u dha nga KPK. Në raportin e trupës gjykuese thuhej se ILDKPKI raportonte se subjekti ka probleme sa i përket justifikimit të pasurisë. Prokurori i Tiranës, Dritan Rreshka dhe kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë e konsideroi të njëanshëm raportin e ILDKPI. Në 2015, kur drejtonte Prokurorinë për Krime të Rënda, ai deklaroi se ka hetuar zyrtarë të këtij institucioni për veprat penale të korrupsionit, dhe shpërdorimit të detyrës. Dritan Rreshka ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka filluar karrierën në organin e akuzës në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më vonë, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të njësisë hetimore kundër krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit në të njëjtën Prokurori.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326