Kryetrja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka zbuluar një skenar të ri që po diskutohet në Partinë Demokratike. Në një intervistë në Ora News, Ademi është shprehur se, "Është një proces në diskutim por si anëtare e PD do mbështes çdo vendim. Opozita mori vendimin ekstrem të djegies së mandateve pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Vendimi u mor në një situatë të rëndë ekonomike dhe politike ndaj njerëzit kanë dalë në shesh.Kryeministri e njeh Shkodrën mirë ndaj edhe i trembet. Shkodranët janë njerëz të lirë, nuk marrin urdhra nga ne”. Dy javë më parë u dorëzuan mandatet e deputetëve por mesa duke tai vendim do të prek edhe kryebashkiakët e opozitës.