Ajo nuk ka aspak turp të tregojë linjat e saj të rrumbullakosura dhe e bën këtë sa herë t’i jepet mundësia. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në eventin e fundit “Prive Reveaux” në NeW York, mbrëmjen e së hënës, event ky i organizuar nga aktori i njohur Jamie Foxx. Këngëtarja 34-vjeçare tërhoqi vëmendjen teksa u paraqit me një veshje lëkurë, me bust të hapur ku bie në sy gjoksi i saj bombastik, një pellush pink dhe pantallona lëkurë që i nxjerrin në pah të pasmet e saj shumë të përfolura. Mirëpo ajo që i shkon më shumë, është me siguri buzëqeshja e ëmbël në fytyrë.
Ndërkohë po në të njejtën mbrëmje, Nicki lançoi projektin e saj më të fundit në bashkëpunim me Lil Uzi të titulluar “The Way Life Goes Remix”, këngë e cila është numri 1 në #trending.