Luana Vjollca është padiskutim një ndër femrat më të suksesshme në showbizzin shqiptar dhe këtë e tregon fare mirë popullariteti që ka fituar. Luanën e kemi parë në shumë disiplina të ndryshme, si këngëtare, moderatore, kërcimtare dhe duhet ta pranojmë që ka shkëlqyer në të gjitha.
Para pak javësh, ajo ka nisur me drejtimin e emisionit të saj ‘Shiko kush luan’, që pëlqehet shumë nga publiku dhe ka thyer disa rekorde shikueshmërie pasi është kthyer në “trending” numër 1 në disa shtete të botës. E sigurisht që i gjithë ky sukses ka ardhur falë punës së palodhshme dhe këtë na e tregon fare mirë Luana me një postim të fundit në Instagram.
Ajo ka postuar një video boomerang ku shfaqet duke bërë thonjtë e këmbës dhe në duar mbaj një fletore pune teksa shkruan: “Gjithmonë e kudo ka punë për të bërë”.
Epo Luana ka shumë të drejtë.