Sot është zhvilluar edhe parada e lëvizjes LGBT në Tiranë me në krye Xhenin dhe Kristi Pinderin.
Tashmë dihet që ata kanë një konflikt të hapur me aktorin e humorit Julian Deda, pasi ky i fundit ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj tyre.
Sherri mes tyre vazhdoi edhe mbrëmjen e kaluar teksa Pinderi ishte i ftuar në "Zonë e lirë " dhe përmendi Julin duke e cilësuar mendimin e tij si mundësi për njerëzit që të ndajnë seriozitetin nga budallallëku. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Julit në profilin e tij në Isntagram me këtë status:
Ndërkohë , nuk pritej që edhe ky aktor t’i bashkohej mendimit të Julit ndaj kësaj lëvizjeje. Ai është edhe Sejfulla Myftari i njohur si Cekja i cili shkruan: “Respekte Jul, të falenderoj për mesazhin që iu jep këtyre njerëzve të pavlerë ”.