Nëse ju po prisnit për një ribashkim të One Direction, na vjen keq të iu themi që ndoshta nuk do të ndodhë, të paktën tani për tani. Liam Payne, ka firmosur një kontratë solo me kompaninë muzikorë “Capitol Records”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në Tëitter, ku duket i lumtur me kontratën e re të nënshkruar. “Ata kanë një histori të mahnitshme të artistëve, dhe shpresoj se unë do të ndjek hapat e tyre”, shkruan Liam.
Happy to have signed to @CapitolUK. They have an amazing history of artists, I hope I can follow in their footsteps pic.twitter.com/tVlDsXVVW3
— Liam (@Real_Liam_Payne) July 21, 2016
Këngëtari 22 vjeçar, shkroi edhe një mesazh për fansat e shumtë të grupit që e bëri të njohur, One Directon. “One Direction, do të jetë gjithmonë shtëpia dhe familja ime, por un jam shumë i emocionuar për të parë se çfarë do më sjellë ky kapitull i ri”.
One direction will always be my home and family but I'm very excited to see what this chapter brings.
— Liam (@Real_Liam_Payne) July 21, 2016
Ky lajmërim i këngëtarit, ka mërzitur shumë fansa, të cilët kanë “bombarduar” internetin me postimet e tyre ku duken të mërzitur e të zhgënjyer, pasi Liam nuk është i pari nga djemtë e 1D që ka filluar karrierë solo. Më parë Zayn Malik dhe Harry Styles kanë firmosur një kontratë të tillë. Nuk na mbetet veçse të presim se çdo të sjellë ky kapitull i ri për Liam.