Ora 17:00 do të shënojë takimin mes dy lidërve kryesorë politik Edi Rama dhe Lulzim Basha. Takimi i inciuar për reformën në drejtësi, tashmë do të ketë zgjerim të pjesmarrjes politike në tryezë. Mësohet se edhe aleantja kryesore në qeveri, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë pjesë e tryezës së dialogut. LSI do të përfaqësohet nga numri dy i saj Petrit Vasili. Kjo është mësuar dy orë përpara mbajtjes së tyrezës Rama - Basha. Vasili do ti bashkohet tryezës së kryesuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, të cilët shoqërohen nga Fatmir Xhafa e Oerd Bylykbashi.