Maluma është një ndër artistët më në zë për momentin në tregun muzikor ndërkobmbëtar. Ai është një emër që po bëhet çdo ditë e më i famshëm dhe është kthyer në një sensacion në të gjithë botën, jo vetëm për këngët e bukura latine por edhe pamjen e tij. Vajzat vdesin pas tij, por Maluma paska fiksim një nga motrat Kardashian-Jenner!
Superylli 26-vjeçar ka folur hapur për ndjenjat e tij ndaj Kendall Jenner në një intervistë për Access Hollywood.
“Të gjithë e dinë që fiksimi im i famshëm është Kendall Jenner. Unë do ta them përsëri, ajo është fiksimi im”.
Të dy u takuan në grupin e xhirimeve për një fushatë të të brendshmeve Calvin Klein dhe ai mendon se Kendall e kuptoi që ai e pëlqen.
“Ne ishim duke xhiruar së bashku dhe pastaj ajo më pa, dhe unë u nervozova aq shumë, saqë jam i sigurt që ajo e vuri re”, tha ai.
Këngëtari gjithashtu u hap për jetën e tij si beqar dhe tha: “Unë nuk ndjehem sikur dua të kem një marrëdhënie tani në jetën time. Jam shumë i përqendruar në atë që po ndodh tani”.
“Unë dua të kem një të dashur. Dua të martohem një ditë. Dua të kem familje – kjo është një nga ëndrrat e mia më të mëdha në jetën time – por mendoj se jam shumë i ri për këtë. Unë sapo u bëra 26 vjeç, dhe nuk ndjehem sikur kjo është ajo që dua tani”.
“Pra, sigurisht, një ditë do të gjej dashurinë e jetës sime, unë do të këndoj një këngë për të, çfarëdo qoftë ajo, në kitarë, dhe të plakem me atë person, por tani, kjo nuk është ajo që dua ”.