INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe modelet e Victoria’s Secret gabojnë! Vajza keni veshur reçipetat në mënyrën e gabuar gjatë gjithë kësaj kohe

Edhe modelet e Victoria’s Secret gabojnë! Vajza keni veshur reçipetat në mënyrën e gabuar gjatë gjithë kësaj kohe

Publikuar më: 11:19 16-08-2018

Sondazhet kanë treguar se rreth 80 % e grave veshin masën e gabuar të reçipetave dhe kjo përfshin edhe supermodelet që paguhen me shuma të mëdha për t'i shitur ato.

Victoria's Secret postoi një video ku katër modele të VS kanë bërë matje profesionale të gjoksit të tyre për të gjetur masën e duhur të reçipetave, dhe rezultatet kanë qenë me të vërtetë shokuese.

Të katërta modelet kuptuan me ndihmën e një eksperteje se masa e reçipetave që ato kishin veshur gjatë gjithë kësaj kohe nuk përshtatej fare me masën e gjoksit të tyre.

Kështu ekspertja dha disa këshilla për të gjetur reçipetat e duhura.

Fillimisht reçipetat duhet të rrinë të njëtrajtshme me lëkurën, ato nuk duhet ta shtrëngojnë gjoksin apo të jenë shumë të lira duke krijuar një hark prapa shpatullave.

Article Logic
Execution time: 0.004166841506958