Vëmendja e të gjithëve sot është tek dasma më e famshme e vitit, ajo e princ Harry dhe Meghan Markle. Ata sapo i thanë “Po” njëri-tjetrit. Meghan drejt altarit u shoqërua nga vjehrri i saj, Princi Charles, ndërkohë që princi nga vëllai i tij William.
Qindra njerëz janë mbledhur para Kështjellës Windsor, ku do të mbahet ceremonia e kurorëzimit. Mes të ftuarve, ku ka dhe shumë personazhe të njohur të Hollywood, janë edhe motrat Hoxha?! Të paktën këtë kuptojmë nga fotoja që blogerja e njohur Lori Hxha ka hedhur.
Lori ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me motrën e saj, Sarën dhe ndodhen tek kështjella ku po zhvillohet ceremonia e martesës midis princ Harry dhe Meghan. Të veshura shumë sportive, ato janë duke pritur Meghanin. “Meghan po të presim”, ka shkruar Lori përbri fotos që ka postuar në Instagram.
Nuk e dimë nëse ato të dyja ndodhen sot në Londër apo kjo është thjesht një ‘throwback’. Gjithsesi duhet të theksojmë që të dyja motrat dallohen për sensin e tyre të humorit. Shihni foton se si ato duken: