INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Edhe muzikën tallava nuk kanë ditur ta kopjojnë'', Kastro Zizo sulmon ashpër kolegët…[FOTO]

''Edhe muzikën tallava nuk kanë ditur ta kopjojnë'', Kastro Zizo sulmon ashpër kolegët…[FOTO]

Publikuar më: 16:40 12-01-2019

Këngëtari dhe moderatori shqiptar, Kastro Zizo ka nisur mbrëmjen e së premtes emisionin e tij "Late Night Show"

Kastro e ka nisur programin e tij menjëherë me akuzat apo komentet që ka marrë në rrjetet sociale për plagjiaturë, duke u nisur nga emri që ka talk-show i tij, i cili është akuzuar nga prodhime të ngjashme amerikane. Moderatori, sigurisht e pranoi që emri është jo-origjinal dhe duke marrë shkas nga akuzat që i janë bërë atij vendosi të flasë për kopjimin në muzikë, më saktë plagjiaturën që i është bërë muzikës tallava.

Ai mori rastin e këngëtares Genta Ismajli e cila një nga projektet e saj më të njohura e ka shumë të ngjashëm me atë të artistes së huaj Viki Narkuvice. Më pas ai ballafaqoi këngën “Fotografi” të Bleros me një këngë të Sinan Hoxhës, e të dyja këto me një projekt muzikor të një artisti bullgar. Për këtë rastin e fundit ai u shpreh se “nuk dihet se kush ka kopjuar kë”, por plagjiatura është e qartë.

“Muzika tallava këtu tek ne është e kopjuar, madje është e kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kojojnë siç duhet…”- shprehet Kastro. Gjithashtu, në fund të këtij segmenti ai nuk nguroi të thoshte se vetë është një nga kopjacët më të mëdhenj në muzikë, duke sjellë rastin e bashkëpunimit me Zaiminën “Chupa Chupa”, që e kishte marrë diku tjetër.

cfgncvmcbhmcb.JPG

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415