INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe në familjen Kardashian ka zënka! Kourtney me lot në sy: Nuk jam këtu për t’u keqtrajtuar nga familja ime e ndyrë

Edhe në familjen Kardashian ka zënka! Kourtney me lot në sy: Nuk jam këtu për t’u keqtrajtuar nga familja ime e ndyrë

Publikuar më: 19:35 05-08-2018

Kardashian është familja më e famshme dhe më e komentuar në të gjithë botë. Ato të gjitha së bashku na krijojnë idenë sikur kanë krijuar dinastinë e tyre dhe asnjë nuk mund t’i mposhtë. 

Nga jashtë ato duken shumë të lumtura dhe në harmoni me njëra-tjetrën, por mesa duket lajmet e kohëve të fundit po tregojnë të kundërtën. Kim dhe Kourtney Kardashian nuk i kanë aspak mirë punët me njëra-tjetrën, madje thuhet se Kim e ka ofenduar këtë të fundit dhe nuk e vlerëson aspak.


Në videon e nxjerrë së fundmi nga “Keeping Up With the Kardashians”, Kourtney shfaqet me lot e sipër dhe e acaruar flet me motrën tjetër, Khloe-n për sjelljen mizore të Kim.
“Nuk jam këtu për t’u keqtrajtuar nga familja ime e ndyrë. Kim thotë se jam më pak interesantë për t’u ndjekur- edhe kush e thotë këtë? Ju keni vlera me të vërtetë të ndryshme nga unë. Unë zgjedh të jem një nënë për tre fëmijët e mi. Nuk jam duke kërkuar një punë tjetër sepse punoj mjaft. Madje më shumë sesa do doja.” – thotë Kourtney në bisedën telefonike me Khloe.


Mbase kjo zënkë është thjesht pjesëe skenarit të serialit të tyre dhe për të fituar sa më shumë vëmëndje, pse jo për të prodhuar lajme në të gjithë botën.

Article Logic
Execution time: 0.0040791034698486