Pas votimit të Reformës në drejtësi, kreu i qeverisë Rama vendosi që këtë të hënë administrata të pushonte. Po kjo ditë përkoi dhe me datëlindjen e djalit të tij, Zaho. E në seancën e sotme parlamentare e fundit për këtë sezon, Rama nuk ka lënë pa ngacmuar Berishën dhe ky i fundit nuk ia ka lënë mangut duke i përmendur mes batutave datëlindjen e të birit dhe ditën e pushimit.
Ja ç’kanë thënë:
Rama: Hera e parë që përgatitesh me shkrim, si ata dëshmitarët e rremë dhe bën mirë se me reformën në drejtësi do duhet të përgatitesh. Sa i përket partisë së dytë, atij djalit që ke lënë roje aty, o jepi lirinë, o lëre të ankohet se nuk e lë ti.
Berisha: Unë i uroj 100 vjeç të jetë djali dhe shëndet, por ky është një akt fyes për gjithë shqiptarët, ti nuk mund të bësh lidhje të tilla, se do presim ditëlindjen tënde, ditëlindjen e doktoreshës, pushim…kjo është çmenduri.
Berisha: Dhe po të garantoj se do përfundosh atje ku është miku yt, se ai ka një 1/100 e lidhjeve të tua kriminale, prandaj ndjehet i pashpresë.
Ndiqni batutat më pikante: