Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur në lidhje me situatën alarmante të krijuaj në Maqedoni ku protestues të shumtë kanë sulmuar deputetë e gazetarë.
I ftuar në Opinion, Basha është pyetur nëse rrezikon që edhe Shqipëria të përfundojë në një situatë të tillë Basha tha se edhe mund të ekzistojë si mundësi.
"Gjendja në Shqipëri nuk ka lidhje me situatën e shkaktuar në Maqedoni. Përplasjet janë si pasojë e një loje interesash, gjendja në Shqipëri është ndryshe po luftohet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.
Ngritja e temperaturave politike mospranimi i kauzës për zgjedhje të lira të ndershme, sigurisht që mbars me vete edhe rrezikun e destabilizimit. Ne jemi të vendosur të qëndrojmë e kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në mënyrë paqësore", tha Basha.