INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Nishani proteston tek parku...

Edhe Nishani proteston tek parku...

Publikuar më: 12:07 13-04-2016

Një ditë, pasi në zyrën e Presidentin kanë mbërritur përfaqësues të shoqërisë civile, që kundërshtojnë  ndërtimin e këndit të lodrave tek Liqeni Artificial, Bujar Nishani zgjodhi të dalë personalisht dhe të shohë se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Pasi pa punimet për këndin e lodrave, Presidenti Nishani lëshoi kritika të forta ndaj bashkisë, ku tha se ajo që po i bëhet parkut të liqenit është vandalizëm.

“Kur vjen këtu, reagimi i parë është i trishtë. Ky vandalizëm që po i bëhet parkut të Liqenit të Tiranës. Tu prishësh fëmijëve dhe qytetarëve të Tiranës pronën e vetme të shplodhjes është vandalizëm me të cilën nuk pajtohen askush”.

Presidenti Nishani i dha përgjigje dhe akuzave të ngritura nga kryebashkiaku Veliaj:

“Nuk është hera e parë, që sulme me fjalor prej rrugaçësh adresohen. Nuk është normale. Residenca presidenciale nuk është brenda parkut, së dyti nuk është e Bujar Nishanit, por e popullit shqiptar. Po këta që kanë kulturën e makutit dhe me kulturën e makutërisë e konsideorjnë se prona e shtetit është personale. Prandaj jo vetëm unë por dhe ju që po rezistoni mos u bëni pre e kësaj dhune verbale”.

Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj akuzoi kreun e shtetit se është bërë palë me opozitën, duke dalë kundër një projekti që do t’i shërbejë fëmijëve të kryeqytetit. 

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771