INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe një kandidat i PD pranon mandatin

Edhe një kandidat i PD pranon mandatin

Publikuar më: 15:16 09-04-2019

Paraditen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë sot mandatin dy deputetëve nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës. Bëhet fjalë për Halil Jakimi për qarkun e Dibrës dhe Arlind Çaçani për qarkun e Korçës.

Disa orë më vonë, edhe dy kandidatë të tjerë pranuan mandatin. Andi Permeti, kandidat në listën e Partisë Demokratike në Korçë ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në KQZ si dhe ka njoftuar Kryesinë e Forumit Rinor ku është pjesë. Përveç Përmetit edhe kandidati i LSI-së, Eugen Bojaxhiu dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779