INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe një kompetencë më pak për Presidentin

Edhe një kompetencë më pak për Presidentin

Publikuar më: 11:51 29-06-2016

Kompetencat e Presidentit të Republikës kanë qënë pjesë e debatit mes shumicës së majtë dhe kreut të shtetit, që prej ardhjes në pushtet të socialistëve. Por ndryshimet Kushtetuese paralajmërojnë heqjen e të tjerave kompetenca për kryetarin e shtetit. Kësaj radhë bëhet fjalë për procedurën e zgjedhjes së Prokurorit të përgjithshëm, në projektligjin i cili po shqyrtohet në komisionin e reformës në drejtësi. Në draftin, i cili u diskutua pa praninë e opozitës, shumica propozon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh kandidatët për kryeprokuror dhe Presidentit i hiqet kompetenca për zgjedhjen e prokurorëve. Gjithashtu në projektligj propozohet që Prokurori i Përgjithshëm do të zgjidhet në Kuvend me 3/5, ose thënë ndryshe me do të votohet me 84 vota në seancë plenare.
Menjëherë pas mbledhjes së komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, deputeti Ulsi Manja tha se përmes këtij projekligji do të garantohet pavarësia e tij kryeprokurorit.
Ulsi Manja:
“Ky projektligj ka parashikuar kushtet dhe kriteret të detajuara në lidhje me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, por formula është pjesë e amendamenteve kushtetuese dhe formula është formulë kushtetuese që i janë dorëzuar tashmë Kuvendit. Sigurisht, Prokurorin e përzgjedh Kuvendi me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një mandat 7 vjeçar pa të drejtë ripërtëritjeje dhe sigurisht me shumicë të cilësuar prej 3/5-sh”.

Article Logic
Execution time: 0.0018961429595947