Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka “tërbuar” fansat e saj të shumtë me pozat e fundit që ka publikuar në profilin e “Instagram”-it. Ajo shfaqet shumë “hot” me një palë bikini të zeza, ku në pozën e parë ka vënë në pah të pasmet e saj. Ndërsa në foton e dytë, Antonela është e shtrirë në rërë teksa pranë saj ndodhet një zjarr i madh.
“Ari testohet me zjarr”, ka shkruar Berisha bashkëngjitur imazheve shumë provokuese që menjëherë janë pëlqyer nga ndjekësit e saj.
Teksa ka marrë qindra komplimente të tipit “e mrekullueshme, hot, flakë”, e shumë të tjera, ka pasur nga ata që edhe e kanë kritikuar.
“Veç një foto pa make-up, pa filtër nëse guxon me e publiku bravo të qoftë”, i shkruan një fanse, duke qenë se Antonela shfaqet gjithmonë e kuruar në çdo detaj.
Ndërsa një tjetër i shkruan: “Edhe pak na bën ndonjë foto porno. Si nuk e kujtoi vdekjen mendoni se të përjetshme do jeni. Më vjen shumë keq që femrat shqiptare kanë arrit deri në këtë stepen. Turp, turp. Ke turpëruar familjen dhe je një shembull shumë i keq moj e pafytyrë”.