Met Gala ishte ngjarja më e komentuar e së hënës dhe në vazhdim. Yjet botërorë i ishin përshtatur kodit të veshjes: me detaje katolicizmi duke sjellë idetë nga më të larmishmet. Por pamë që Oriola publikoi një imazh të vetes nga fotot e realizuara para eventit e cila shfaqej me një stil veshjeje të ngjashme me atë të yjeve botërorë si një mënyrë për të thënë se ishte e para.
Por gabohet! Edhe para Oriolës, një tjetër këngëtare shqiptare ka përdorur një veshje të tillë. Madje bëhet fjalë për para disa vitesh. Ajo ëhstë Aurela gaçe e cila ka reaguar për këtë fakt me një status:
‘’Kur e bejme ne, quhet “çmenduri ” ..kur e ben bota, quhet tendence, mode. Tani, nese ne I kemi disa njerez qe kane punuar e punojne, pse te mos I duartokasim? Apo meqe s’na I njeh bota , nuk u quhet talenti? NJE DUARTOKITJE E MADHE PER STILISTET TANE PRA…2001 #Veshja bardhe e zi u krijua nga @rezartaskifteri dhe frymezimin e mori nga teksti I I kenges #me gjysmen e vetvetes na shkoi jeta.Veshja e dyte, krijuar nga @jonipeci @geraldina_sposa , thjeshte qe une te nuseroja sic dua ? . …pra , t’ja u dime vlerat edhe ketyre florinjve tane qe mbase nuk kane prekur Met Gala-te e botes, jo se u mungon talenti te krijojne, por u mungon dritarja nga ku mund ti shohe bota. ???????????? DUARTOKITJA u takon krijuesve#stilisteve tane.’’