INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pas fazës së dytë të regjistrimeve në universitete, ka ende shpresë për jofituesit

Edhe pas fazës së dytë të regjistrimeve në universitete, ka ende shpresë për jofituesit

Publikuar më: 08:19 17-10-2016

Ministria e Arsimit ka mbyllur zyrtarisht fazën e dytë të regjistrimit në universitete. Data 16 tetor ishte afati i fundit. Ndërsa ata që janë ende jashtë universiteteve duhet të kontrollojnë programet në portalin e klasifikimit në datat 17-20 tetor për të mësuar më shumë rreth kuotave të mbetura bosh..
Deri më tani të befason fakti se në dy nga degët më të kërkuara tek Ekonomiku dhe Mjekësia kanë mbetur vende bosh.
Tek Fakulteti i Ekonomisë nga 1178 vende kanë mbetur bosh 700.
Ndërsa tek Fakulteti i Mjekësisë kanë mbetur 26 kuota të lira nga 888, që është numri i pranimeve. 317 vende bosh kanë mbetur edhe në Fakultetin e Histori-Filologji. Tek Juridiku, ka e 168 kuota të lira, tek Shkencat e Natyrës janë 973 vende të paplotësuara, në Shkencat Sociale janë 402 kuota dhe tek Gjuhët e Huaja janë e 483 vende të lira.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771