INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pas një viti, Nas Daily nuk “i ndahet” Ermal Mamaqit: Ai i detyronte femrat që të…[VIDEO]

Edhe pas një viti, Nas Daily nuk “i ndahet” Ermal Mamaqit: Ai i detyronte femrat që të…[VIDEO]

Publikuar më: 11:50 01-02-2020

Blogeri i njohur Nas Daily nuk i “shqepet” moderatorit shqiptar Ermal Mamaqi. Sërish ai ka postuar një video ku edhe rikthehet në ndodhitë që u shkaktuan në emisionin e tij “Xing me Ermalin”.

Në videon e tij, të postuar në Facebook, Nas Daily shprehet se dëshiron që të flasë më ndjekësit e tij për “diskutimet e burrave” dhe si shembull mes intervistën e tij në Shqipëri. Nas shprehet se bisedat mes dy meshkujve mund të kthehen në seksiste dhe ofenduese për femrat ashtu siç edhe ndodhi në rastin e sipërpërmendur.

Më tej, ai shton se të gjithë duhet të jenë koshioentë për atë që flasin pasi nëse “guy talk” (siç e referon Nasi) ndodh edhe në televizion, do të bëhet një ndodhi normale dhe dëmtuese nga grave dhe vajzave.

“Ai i detyronte femrat që të bënin pyetje në emër të tij. U përpoqa të mos e vija re dhe qeshja nga sikleti por e dashuria ime Aline nuk veproi njësoj me mua. Dhe të jem i sinqertë atëherë mendoja se reagimi i të dashurës time ishte i tepërt por në fund të ditës ajo kishte të drejtë. Por kjo eksperiencë më mësoi mua se kur “bisedat e burrave” janë ok kur bëhen në mënyrë private, ngadalë por sigurt bëhen ok edhe për t’u folur në publik. Ngadalë na duket për të qeshur dhe ok. Në fakt është e gabuar dhe e tmerrshme për shoqërinë. Ngadalë ajo nis e dhemb,”-shprehet ndër të tjera Nas në videon e tij.

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Përshendetje në këtë video do të jem aq i hapur dhe i sinqertë sa mundem. “Punët e burrave”. Unë jam një djalë dhe dëgjoj gjithë ditën “biseda burrash”. ‘Bisedat e burrave’ përfshijë diskutime për gratë, sex por që zakonisht janë ofenduese ose sexiste.

‘Bisedat e burrave’ ndodhin zakonisht në momente private, edhe me mua ashtu ndodh shumicën e kohës por një ditë më ndodhi në publik. Një prezantues emisioni në Shqipëri më ftoi për një intervistë të shkurtër. Thashë po dhe mora dhe të dashurën me vete. Nuk më shkoi mendja që gjatë gjithë bisedës ai do të më fliste për “punë burrash” dhe më bëri të ndjehem në siklet. Ai bënte shaka në lidhje me seksin dhe nuk i respektonte femrat dhe mua gjithashtu.

Ai i detyronte femrat që të bënin pyetje në emër të tij. U përpoqa të mos e vija re dhe qeshja nga sikleti por e dashuria ime Aline nuk veproi njësoj me mua. Dhe të jem i sinqertë atëherë mendoja se reagimi i të dashurës time ishte i tepërt por në fund të ditës ajo kishte të drejtë. Por kjo eksperiencë më mësoi mua se kur “bisedat e burrave” janë ok kur bëhen në mënyrë private, ngadalë por sigurt bëhen ok edhe për t’u folur në publik. Ngadalë na duket për të qeshur dhe ok. Në fakt është e gabuar dhe e tmerrshme për shoqërinë. Ngadalë ajo nis e dhemb. Në fund të ditës unë qesha nga shakaja e tij seksiste duke shpresuar se intervista do të mbaronte shpejt. Por ta kaloje me të qeshur nuk ishte mjaftueshëm. Djem si unë duhet ta kishin ndaluar. Duhet ta ndalojmë kudo që të ndodhin!

Një vit më parë

Emisioni “Xing me Ermalin” një vit më parë kishte të ftuar blogerin arabo-izraelit Nuseir Yasin me të dashurën e tij Aline dhe Arbër Hajdarin. Yasin është bërë i famshëm nga faqja e tij në Facebook si Nas Daily dhe së fundmi erdhi vizitoi Shqipërinë dhe Tiranën. Gjatë emisionit Aline u vu në siklet nga pyetja që velina Kejvina Kthella i bëri Nuseirit: Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca? Kështu nisi një lumë reagimesh nga të dyja palët, nga akuzat për censurë tek shembujt e humorit në botë. E gjitha u mbyll me disa ‘bllok’ në rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258