INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pas takimit me ambasadorin amerikan, Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga taksa ndaj Serbisë

Edhe pas takimit me ambasadorin amerikan, Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga taksa ndaj Serbisë

Publikuar më: 20:39 12-02-2019

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, duke thënë se nga Shtetet e Bashkuara kërkohet heqja e taksës, mirë po qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar.

Haradinaj kishte një mesazh për komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, i cili ka deklaruar se po rrezikohet një fond prej 12 milionë dollarësh nga SHBA-të, për shkak të taksës.

Shefi i ekzekutivit komentoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka kërkuar respektimin e “Marrëveshjes së Brukselit”, ku thuhet se forcat e sigurisë vendase nuk mund të hyjnë në veri të Kosovës pa lejen e komandantit të KFOR-it. Sipas kryeministrit Haradinaj, zyrtarët e Kosovës nuk duhet të frikësohen nga Gjykata Speciale e të marrin vendime në dëm të shtetit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436